Lajme

Blerim Latifi thumbon opozitën: Çfarë mendojnë për dekorimin e Gjuriqit dhe Filipoviqit nga Vuçiqi ata që po derdhin lot nga e premtja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:12 / 9 November 2022

Publicisti Blerim Latifi ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dekoroi me medalje dy ish udhëheqësit e policisë së Mitrovicës se veriut, Nenad Gjuriqin e Aleksandër Filipoviqin.

Në një postim në Facebook, ai ka rikujtuar se Gjuriq e Filipoviq e quanin integrimin në institucionet e Kosovës si një e arritur e madhe.

Madje ai ka pyetur se çfarë mendojnë kundërshtarët e kryeministrit Kurti lidhur me këtë.

Postimi i plotë:

Sot në Beograd Vuçiq i paska dekoru Nenad Gjuriqin, ish drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, dhe Aleksandar Filipoviqin, ish shef i Drejtorisë Rajonale. Të parin me “Urdhrin e Meritës” të Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri, ndërsa të dytin me Medaljen e Artë për Guxim “Milosh Obiliq”.

Vëmendje : A nuk ishin këta dy tipa pjesë e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, integrim të cilin e quanim “një e arritur e madhe e shtetit të Kosovës”?

Çfarë mendojnë për këtë ceremoni dekorimi dhe mesazhet e dhëna gjatë saj, ata që po derdhin lot nga e premtja për “rrënimin e kësaj të arriture të madhe”?

Me gjasë jemi të vetmit në botë që besojmë se është e mundur të integrohesh në një shtet, pa qenë lojal ndaj tij dhe duke punuar kundër tij. Siç duket nuk na kanë quajtur kot “rast sui generis”.