Ballina

Blerta Deliu: Më shanë dhe me goditën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:27 / 13 July 2023

Gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përplasje fizike.

Deputeti i PDK-së, Mërgim lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Kurti dhe Besnik Bislimit dhe më pas ka ndodhë një përleshje fizike.

Për këtë përleshje Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku përmes atij reagimi ka treguar se është sulmuar nga deputeti i VV-së, Halil Thaçi

“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi. Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie.Beteja për Kosovën dhe rrugën e saj euro-atlantike, larg bashkëpunimit me Serbinë, vazhdon pandalshëm!”, ka shkruar ajo.