Lajme

Blinken takohet me Osmanin në Departamentin e Shtetit, përmendet aleanca Kosovë-SHBA

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:38 / 9 July 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Takimi mes Osmanit dhe Blinken është mbajtur në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.

“Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi i plotë i Osmanit:

Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global. 🇽🇰🇺🇸