Lajme

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fiton titullin, Mike Tyson e përshëndet me ‘shqiponjën’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:41 / 18 November 2023

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Carlos Molina-s.

Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”.

I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson. Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tyson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.