Lajme

“Bora e parë…”/ Gazmend Halilaj: T’i besosh këtyre mediave, është njësoj si t’i besosh pafajësisë së Hashimit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:34 / 4 October 2025

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar me ironi ndaj disa mediave që kanë raportuar për rënien e “borës së parë” për këtë vit.

Sipas tij, ky pretendim është i pasaktë, pasi bora e parë ka rënë që në janar të vitit 2025.

Ai në një prostim në Facebook, ka përdorur një krahasim mjaft të ashpër për të ilustruar mungesën e besueshmërisë që, sipas tij, karakterizon disa media.

Postimi i plotë:

Mossss i’u besoni mediave që thonë: “Bora e parë për këtë vit ra sot.”

Miq, bora e parë për këtë vit ka ra në janar 2025.

Sëkendejmi – me u besu këtyre mediave, është njëjtë si me besu n’Librin e rrjeshëm të Hashimit… apo n’pafajësinë e tij.