5:14 / 26 April 2023
Deklarata e Luizit lidhur Efin dhe programin e dashurisë “Për’puthen”, prej nga edhe ajo është bërë e njohur, po komentohet shumë edhe nga të tjerë jashtë shtëpisë.
Një reagim e ka bërë edhe moderatorja e këtij programi, Bora Zemani, shkruan lajmi.net.
Bora i ka dalur në mbrojtje Efit, me një reagim të gjatë në ‘Instagram’.
Sipas saj, kjo është e vetmja “armë” për ta sulmuar Efin.
Ajo ka përmendur edhe Kristin, i cili sipas saj poashtu është bërë e njohur për publikun pikërisht nga një format i tillë, e që sipas saj kjo është e turpshme vetëm për Efin.
Sipas saj të dashurohesh në “Për’puthen” apo “Big Brother”, jo që nuk është turp, por është gjëja më e bukur.
