Moderatorja e njohur Bora Zemani, jo më larg se dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 10-të të djalit të saj, Arborit.
Ajo u pa t’i bënte një dedikim të veçantë të birit teksa shprehej se ardhja në jetë e tij e “ka bërë një njëri më të mire”.
Bora i kishte përgatitur Arborit një festë të madhe me shumë të ftuar.
Nga ajo festë moderatorja ndau me ndjekësit mjaft momente të bukura përfshirë edhe fotot e ëmbla me djalin e saj dhe partnerin aktual, aktorin, Donald Veshaj.

Ajo çfarë u vu re ndjeshëm ishte se pjesë e ditëlindjes së Arborit ishte edhe babai i tij, ish-partneri i Borës, Vin Veli, me të cilin ajo ka pasur një romancë, fryt i së cilës u bë djali i tyre.
Duket se edhe pas ndarjes dyshja mbajnë raporte të mira me njëri tjetrin dhe këtë e dëshmon më së miri pjesëmarrja e Dj në ditëlindjen e të birit ku i ftuar ishte dhe Donald Veshaj, me të cilin moderatorja është në lidhje prej disa kohësh.
