Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në Instagram, ku tregon flokët e saj të sapondryshuar.
Ajo shfaqet me një kostum të zi dypjesësh, që thekson elegancën e saj natyrale.
Megjithatë, ajo që ra shumë në sy ishin komentet e ndjekësve, të cilët e krahasuan pamjen e saj me atë të këngëtares Xhensila Myrtezaj.
Disa komentues shprehën se pamja e tyre duket tejet e ngjashme, duke aluduar se të dyja mund të kenë bërë nderhyrje te një doktor i njëjtë.
Pavarësisht komenteve ndonjëherë kritike, fansat e Borës treguan dashurinë e tyre për moderatoren e preferuar, duke e mbështetur dhe lavdëruar për stilin dhe bukurinë e saj.
Bora vazhdon të jetë një frymëzim për shumë, duke sjellë gjithmonë pamje të reja dhe të freskëta.
Shiko komentet: