Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi anëtarësimin, e vetmja lidere grua mes nënshkruesve.
Bordi i Paqes, një iniciativë e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese të organizatës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në platformën X, ku Bordi theksoi mbështetjen për përfshirjen e Kosovës në këtë nismë ndërkombëtare.
“Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kishte nënshkruar anëtarësimin më 22 janar të këtij viti. Sipas njoftimit, ajo ishte e vetmja lidere grua që firmosi këtë iniciativë.
Përfshirja e Kosovës në këtë bord konsiderohet si një hap drejt forcimit të rolit të saj në nisma ndërkombëtare që synojnë paqen, bashkëpunimin dhe sigurinë globale.