1:58 / 26 November 2025
Lahi Brahimaj, deputet i AAK-së, ka dhënë një intervistë në ATV, ku ka pasur një parashikim goxha optimist për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Brahimaj ka vlerësuar se AAK-ja do të jetë një befasi e këndshme.
Tutje, ai ka thënë se AAK-ja pret të marrë diku rreth 100 mijë vota.
“Orientimisht llogaritet diku rreth 100 mijë vota. Shiko, Prishtina ka pasur një rritje të mirë… të gjitha degët kanë pasur një rritje dhe vazhdon me pasë rritje. Sigurisht edhe ardhja e emrave të rinj që po priten do të kenë një befasi të këndshme në zgjedhjet e ardhshme” – tha ai, transmeton Gazeta Politika.