Lajme

“Bravo Bini”/ Rron Gjinovci reagon pas marrëveshjes me Serbinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:36 / 27 August 2022

Edhe analisti politik Rron Gjinovci ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e dokumenteve.

Ai thotë se ky është reciprocitet 100%.

Sipas tij, tash më Serbia nuk u jep letër poshtëruese qytetarëve që shkojnë në Serbi në vend të letërnjoftimit.

“Reciprociteti 100% 💪

Tash kur shkojna na në Serbi mo s’na japin letër poshtëruse në vend të letërnjoftimit, as na atyne.😀

Bravo Bini, kogja kogja po din në negociata 👏”, shkruan ai në Facebook.