1:40 / 11 July 2024
Gazetari Blendi Salaj ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku foli edhe për Big Brother VIP.
Ai u shpreh se të hysh atje është thikë me dy presa.
“Nga një këngëtar jo i madh i skenës siç ishte Luizi atje, ti vihesh në qendër vëmendjes të gjithë sytë mbi ty dhe bëhesh i famshëm, i pasur, i suksesshëm dhe bravo i qoftë. Ose mund të ndodhë edhe tjetra, nga një person i mirë bëhesh antipatik për njerëzit”, tha Blendi Salaj.