Lajme

“Britania e Madhe duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan”, thotë Kearns pas deklaratave të Vuçiqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:31 / 16 September 2024

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të premten.

Kearns ka thënë se pavarësisht se po bëhen një vit nga sulmi në Banjskë, ende s’ka drejtësi e Serbia jo vetëm që s’po përballet sanksione, por po merr marrëveshje për litium e aeroplanë nga shtetet e Bashkimit Evropian.

“Vuçiqi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse, populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste”, ka shtuar Kearns.

Dje, Vuçiq nxori shtatë kërkesa për serbët në veri si parakushte për kthim në “dialog të mirëfilltë” me Kosovën. Po ashtu ai prezantoi pesë masa që Serbia do t’i marrë karshi situatës për serbët në Kosovë.