Lajme

Buja: Qytetari nuk e duron koalicionin LDK–PDK, këtë e tregojnë rezultatet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:51 / 10 November 2025

Votat e qytetarëve në Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë dhe Mitrovicë tregojnë se koalicionet ndërmjet LDK-së dhe PDK-së nuk janë pritur mirë nga elektorati.

Gazetari Jetlir Buja ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe ka vënë re një trend interesant: koalicionet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) shpesh nuk sjellin përfitime të mëdha në vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (VV) përfiton.

Në Fushë Kosovë, LDK-ja bashkëpunoi me PDK-në, duke marrë vetëm 700 vota më shumë se në rundin e parë, ndërsa VV-ja rriti rezultatin me 800 vota. Në Gjilan, LDK–PDK morën 1,300 vota më pak se në rundin e parë, ndërsa VV-ja vetëm 5 vota më shumë. Në Prishtinë, 29 mijë vota të PDK-së u ndanë pothuajse baraz mes LDK-së dhe VV-së. Në Mitrovicë, PDK-ja bëri koalicion me LDK-në, duke marrë 500 vota më pak se në rundin e parë, ndërsa VV-ja fitoi 2,000 vota më shumë.

Analiza e Buja sugjeron se qytetarët nuk i përkrahin bashkëpunimet mes LDK-së dhe PDK-së, duke rikujtuar një mesazh të ngjashëm nga vitit 2015.

Postimi i plotë:

Në Fushë Kosovë, LDK-ja bëri koalicion me PDK-në. Ajo i mori veç 700 vota më shumë se në rundin e parë. VV-ja 800 më shumë. 

Në Gjilan, LDK-ja bëri koalicion me PDK-në. I mori 1300 vota më pak se në rundin e parë. VV-ja 5 vota më shumë.

Në Prishtinë, 29 mijë votat e PDK-së u ndanë gati barazisht mes LDK-së dhe VV-së. 

Në Mitrovicë, PDK-ja bëri koalicion me LDK-në. I mori 500 vota më pak se në rundin e parë. VV-ja i mori 2000 më shumë

Pra, ajo çka na treguan këto zgjedhje lokale është se qytetarët s’e durojnë bashkëpunimin mes PDK-së dhe LDK-së. Mesazh diku i vitit 2015.