Lajme

‘Bulevardi i ri’ kthehet në një det blu, dhjetëra-mijëra shqiptarë mblidhen në takimin përmbyllës të fushatës së PD në Tiranë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:06 / 9 May 2025

Vetëm pak minuta para nisjes së takimit përmbyllës të fushatës së Partisë Demokratike, atmosfera në kryeqytet është ndezur. Mijëra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin e Ri, pranë ish-Stacionit të Trenit, ku gjithçka duket gati për eventin final të kësaj fushate elektorale.

Fotoreporteri i Syri, Felix Bliani, sjell pamje nga vendi, ku një lumë njerëzish ka mbushur zonën, ndërsa flamuj, pankarta dhe thirrje entuziaste e kanë kthyer sheshin në një det blu. Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit për të marrë pjesë në këtë takim që pritet të kulmojë me fjalimet e drejtuesve të forcës opozitare.