6:22 / 4 October 2025
Kryetari akutual i cili është në garë edhe për një mandat në krye të Podujevës, nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka mbajtur tubim madhështor mbrëmë në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova”.
Qindra qytetarë ia konfirmuar përkrahjen e palëkundur, teksa shprehu bindjen e tij për fitoren e 12 tetorit.
Pjesë në këtë tubim elektoral mori edhe ish-kryekuvendari, anëtari i VV-së, Glauk Konjufca.
“Sonte, në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova”, mbajtëm një tubim madhështor me pjesëmarrje masive e entuziazëm të jashtëzakonshëm të banorëve të qytetit. Mbështetja e fuqishme e qytetarëve na dha shumë zemër dhe është dëshmia më e qartë se fitorja e madhe më 12 tetor është e pashmangshme! Bashkë për Podujevën!”. tha Bulliqi.