Lajme

Bulliqi: Rrahman Jasharaj e ka politizuar grevën, edhe fëmijët e dinë që po bënë politikë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:25 / 6 September 2022

Kryetari i Komunës së Podujevës nga partia në pushtet, Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi NJka akuzuar kreun e SBASHK-it, Rrahman Jasharajn për politizim të grevës në arsim.

Bulliqi në Politiko në Kanal10, ka thënë se një gjë të tillë tashmë e dinë edhe fëmijët e vegjël, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë se nuk është mirë të bëhet politikë me nxënësit përmes grevave të tilla.

“Jasharaj këtë grevë komplet e ka politizuar grevën dhe i ka dhënë kahje tjetër. Ky ka fillu të merret me parti politike, kjo është e politizuar, tash edhe fëmijët e vegjël e dinë që po bënë politikë. Por, nuk është mirë me bë politikë me fëmijë. Unë mendoj shumë dhe e kam besimin e plotë te mësimdhënësit që i shohin krejt këto veprime dhe kalkulime. Jasharaj thotë se në kohën e Haradinajt ka bërë grevë tre javore. Le të na tregon çka ka fitu qysh ka fitu? Ju e dini çfarë trajtimi kanës pasur me këtë Ligj. Ky Ligj është substancial”, tha Bulliqi.

Ai theksoi se Jasharaj duhet të vazhdojë dialogun social me Qeverinë dhe nxënësit t’i kthehen mësimit.

“Duhet të hapë rrugë që fëmijët të kthehen në shkolla dhe të vazhdojë dialogu social me Qeverinë. Nuk dmth që Albini me dialogu drejtpërdrejt me ta. Keni me pa të gjithë, por unë e kam brengën shumë të madhe se fëmijët janë duke humbur shumë, dhe rezultati i saj është i njëjtë si ka qenë më herët”, ka shtuar Bulliqi në Politiko.