Lajme

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:41 / 7 October 2025

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është shprehur i bindur se do të rizgjidhet në këtë post.

Bulliqi, në emisionin “Këndi i Debatit” në Teve1, ka thënë se beson që të dielën do të shpallet fitues pa pasur nevojë për balotazh.

Sipas tij, të gjitha matjet që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Podujevës e tregojnë këtë rezultat.

“Unë do të vazhdoj të jem kryetar, sepse kam punuar për ta merituar këtë post, dhe besoj se qytetarët e Podujevës tashmë e njohin punën e madhe që është bërë gjatë mandatit tim. Mendoj se gjithçka do të përfundojë në raundin e parë. Besoj se të dielën në mbrëmje do ta kemi të qartë rezultatin, pa balotazh. Tashmë kemi disa matje dhe të gjitha tregojnë se jemi drejt fitores që në raundin e parë. Megjithatë, unë kam vazhduar të jem shumë aktiv edhe gjatë kësaj periudhe”,ka deklaruar Bulliqi.