Lajme

Bulliqi: Unë e bëra shtatoren e Ibrahim Rugovën, të tjerët që thirrën në emrin e tij nuk e bënë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:52 / 24 September 2025

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se mburret me tri shtatoret që i vendosi në Llap të tri personaliteteve të çmuara të kombit shqiptar.
Adem Demaçi, Ibrahim Rugova dhe Afrim Zhitia, tanimë janë të vendosur me shtatore gjigante në pjesë të ndryshme të Podujevës.
Bulliqi u ndal të flas për presidentin historik, Ibrahim Rugova, për të cilin tha se llapjanët e kanë dashur dhe çmuar shumë – përfshirë edhe vetë ai.
“Llapjanët e kanë dashtë dhe çmu presidentin historik, Ibrahim Rugova. Në mesin e tyre jam edhe unë”.
Por, ka dhënë kritika pse shtatorja e Rugovës nuk është bërë më herët në Podujevë.
“Po i përmendi tri gjëra që mendoj se janë shumë të rëndësishme. I kemi tri shtatore që i kam ba në Podujevë. Shtatorja e parë ka qenë shtatorja e parë e disidentit tonë Adem Demaçi. Është shtatorja e parë në Kosovë që është ba për këtë personalitet të shquar, i cili ka dhënë shumë për vendin. Shtatorja e dytë është shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova. Pse e kam ba shtatoren e presidentit historik? Për arsye që qytetarët llapjanë e kanë dashtë presidentin historik Ibrahim Rugova. E kanë çmu shumë, e kanë vlerësu shumë dhe unë kam qenë njëri prej atyne qytetarëve. Prandaj e kam ndi të nevojshme që atyne qytetarëve me ua plotësu këtë kërkesë. Fatkeqësisht për 20 vjet nuk kanë qenë në gjendje ata të cilët gojën e kanë pas plot me të, me ba një diçka të tillë….”, ka thënë Bulliqi.