Juristi Blerim Burjani tha se Borrell dhe Lajçak e kanë sjellë dialogun në këtë pikë të dëmtuar për Kosovën.
Sipas tij, drafti për Asociacion është në dëm të shtetit tonë dhe pranimi do të dyshim të plotë institucionet e Kosovës se kanë sovranitet të plotë shtetëror në veri.
“Nuk do të ketë ndonjë ndryshim në qasje, kjo qasje e padrejt që i është bërë Kosovës me Lajçak e Borrell e ka dëmtuar mjaft pozicionin e Kosovës, sa që kanë sjellur një draft për Asociacionit ku zhbëhet plotësisht prania e institucionëve të shtetit të Kosovës. Asociacioni sipas këtij drafti fiton garancione, për më keq institucionet e Kosovës nuk mund të veprojnë me detyrime kundrejt Asociacionit, se çështjet që i konteston qeveria qendrore me Asociacionin zgjidhen përmes arbitrazhit. Kjo e vë në dyshim të plotë institucionet e Kosovës se kanë sovranitet të plotë shtetëror në veri, tash deri këtu edhte arrit me Lajçak e Borrell”, u shpreh ai.
Më tej, juristi thekson që Kurti nuk do ta pranoj Asociacionin dhe kjo është lojë për të kaluar koha, deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2025.
“Pastaj masat e propozuara për Kosovën nga BE faktikisht ka rrënuar në masë të madhe kredibilitetin e një me këto vite funksionimi nuk jam shumë optimist që do të ndodhë marrëveshja përfundimtare. Asociacioni është pengesa kryesore që të mos arrihet marrëveshja, Kurti nuk e bën këtë Asociacion fare, kjo është lojë për të kaluar koha, deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2025”, foli Blerim Burjani për “Bota sot”.