Lajme

“Burrëri me dy gra dhe një ortake”/ Ironia e Kimete Berishës për Sami Lushtakun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:29 / 6 October 2025

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me ironi dhe sarkazëm ndaj paraqitjes publike të Sami Lushtakut, duke e vënë në shënjestër konceptin e tij për “burrëri” dhe raportin me gratë.

Ajo ironizon faktin që ish-komandanti dhe kandidati për kryetar të Skënderaj krenohet publikisht me faktin se ka dy gra – duke e paraqitur këtë si shenjë force dhe ndershmërie, në krahasim me rivalët e tij politikë.

Me gjuhë thumbuese, Berisha shtjellon një panoramë ku “burrëria” matet me numrin e grave, ndërsa gratë e mbledhura në tubime dëgjohen për të ardhmen e tyre nga një burrë që flet me ortaken.

Shkrimi i plotë

Burrëria ligjore: me dy gra dhe një ortake!

Në Kosovë, burrëria matet me gra.
Sami Lushtaku është më i ndershëm dhe më burrë se Albin Kurti, sepse i ka dy gra.
(Ish-komandanti, kryetar i përhershëm i Skënderajt: Përnjëmend i ka dy gra dhe ka thënë që, po të dojë Zoti, do të martohej prapë).
Meshkujt e përkrahin, sepse e lakmojnë që i ka dy gra legale (e jo si këta, ilegale).
Gratë e përkrahin nga frika, mos po ua gjen burrave të tyre gruan e re.
Samiu i kish tubuar gratë e Skënderajt dhe u fliste për të ardhmen e tyre… me ortaken.
E citoi “gruan e tij”, por gratë s’e ditën cilën, sepse për të edhe njëqind gra janë një: Grua!
P.S. “Do të të dashuroj derisa të më urresh.”