Lajme

Bushati: Clinton e goditi Kurtin në Tiranë, ja kush e pagoi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:38 / 3 July 2023

Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Tiranë është ndërmjetësuar dhe financuar nga fondacioni Soros.

Sipas tij, mesazhi më i fortë që dha Clinton gjatë vizitës së tij në Tiranë ishte ai që godiste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Paparaci.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president”, tha ai.

“Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”.