Lajme

Bushati: Kam dy video të Safet Gjicit, shfaqej me thes me para duke i shpërndarë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:03 / 26 June 2023

Analisti Andi Bushati foli në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

I ftuar emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se i kujtohen dy video ku Safet Gjici ndante para me thasë për reporterët sportivë.
Ai shtoi më tej se Gjici është një figurë më e errët se sa akti seksual në zyrë.

“Unë kujtoj dy video, një video ku Safet Gjici që kishte mbledhur të gjithë reporterët sportivë dhe i jepte me pamje në të gjithë televizionet e vendit, se si i shpërndante me thes para. Safet Gjici është një figurë e errët se sa akti për të cilin po e kryqëzon shoqëria”- tha Andi Bushati.