Politik

Buzhala i del në mbrojtje Lushtakut, i reagon VV’së: O hipokrita kush më shumë se ju e ka degradu…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:21 / 10 June 2022

Gazetari Berat Buzhala, ka komentuar deklaratën e fundit të Sami Lushtakut për kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Vetëvendosje e ka normalizu në Facebook të shajtmen me nënë, shkruan Gazeta Metro.


Në një deklaratë sot për Express, Lushtaku, tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij munden me u kapë veç për organin e tij gjenital.

“Albin Kurti munët me m’kap veç për k**i, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munën me mu kap veç për k**i. As s’ki çka me m’nalë. Le të kallzojnë çka m’ka nalë. As s’kom firmë, as shokë që kanë firma që i mbajnë rrugët.  I kanë policinë, le të tregojnë cilat firmat. Ata po e dijnë që unë jam kritik i Albin Kurtit dhe jam zëshëm e jo nër tavolina jam hapur edhe këtu është krejt problemi”, tha Lushtaku.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe gazetari Berat Buzhala, i cili një formë i ka ndalë në mbrojtje Lushtakut.

Ai ka thënë se deputetët e VV’së, e kanë normalizu në Facebook, të shtajmen me nënë.

“Sami Lushtaku e paska perdore nje qeso fjale, ne nje prononcim per Express, per keta te LVV’se. Paska thane “munden me mu kape per kame”. Po e shoh qe tash keta kokan dheze, e kokan merdheze, e kokan lemerite, per kinese nivelin e gjuhes.O hipokrita, po kush ma shume se ju e ka degradu gjuhen?
Deputetet e juje, me disa tash jeni nda, e kane normalizu ne FB te shajtmen me nane, e kane normalizu llapoçin, e kane normali me i thane tjetrit i biri i udbashit, me i thane tjetrit gjithcka.
Grupet parapolitike, sic ka qene ai Me Kryeministrin, kane sherby vec si grupe per linçim e frikesim. Keto grupe jane udheheqe prej vllaznive te juje. E tash nuk po ju konvenon a? Tash, kur jeni rehatu ne pushtet, kur po vjedhni ashiqare, po doni qe opozita me u sjelle si ne Suedi a?”, ka shkruar Buzhala.