12:17 / 12 July 2023
Pronari i mediumit “Nacionale”, Berat Buzhala i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kurti u ankua për interpretimet e Buzhalës duke i quajtur ‘partizane’, shkruan kosovalive.net
Këtyre kritikave të Kurtit i është përgjigjur Buzhala. Ai u shprehë se Kurtit nuk po i pengon bisedimi i Kusari-Lilës me Milan Radojçiqit por publikimi i saj.
REAGIMI I PLOTË:
Edhe Albini koka anku per interpretimet, edhe paska thane qe duhet organet e hetuesise me u marre.
Biseda me Milanin nuk po e pengon, po publikimi.
Tash tash, saber. Edhe nje publikim, edhe mandej shkojme me te plotin