Lajme

Buzhala: LDK-ja ka pasur tubime të jashtëzakonshme, 60-70 përqind më shumë se partia në pushtet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:04 / 8 February 2025

Opinionisti Berat Buzhala në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka thënë LDK-ja ka pasur tubime të jashtëzakonshme, 60-70 përqind më shumë se partia në pushtet.

“Tubimet e LDK-së i kam përcjellë dhe kam raportu. Ka pasë tubime të jashtë zakonshme, kanë qenë 60/70 përqind më shumë se sa partia në pushtet. Vetëvendosja e ka pasë qendër të votave, në Gjilan, LDK me Lutën ka qenë brilant, edhe në Podujevë ishte poashtu”, tha Buzhala.

Tutje, ai shtoi se “gara në këto zgjedhje është për elektoratin që Vjosa Osmani e ka çuar nga LDK në LVV, që është 100 mijë vota”.