Lajme

Buzhala: “Problemi i veriut nuk zgjidhet me polici, veç me marrëveshje”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:08 / 19 December 2022

Javën që lamë pas u publikua edhe episodi i 40 i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Gazetari, anash respektit për Ushtrinë e Republikës, shtoi se nuk ka kapacitete luftuese, përveç që tingëllon bukur në këngët e Ilir Shaqirit e Shkurte Fejzës.

“Problemi i veriut, tashmë jemi duke e pa, nuk zgjidhet me forcë. Nuk kemi kapacitet me zgjidh me polici. Ani me FSK kur po thonë. Dmth, janë 3-4 analista, si të ndodh diçka veç thonë: Niseni FSK-në në veri. Çka me nis në veri? Me çka me nis FSK-në?

Më së pari, duhet m’i marrë me diçka m’i nisë. Respekt për ushtrinë, po ushtria jonë nuk ka kapacitete luftuese, përveç që tingëllon bukur në këngët e Ilir Shaqirit ose të Shkurte Fejzës. Çu po nisemi në veri. M’i marrë me kerre civile m’i çu atje”.

Në pjesën e fundit ndërkaq, ai ripotencoi faktin se përpos bashkëpunimit me ShBA-në, sa i përket kësaj çështjeje, është koordinimi dhe dialogu. Çdo gjë tjetër, trillim.

“Pra, problemi i veriut, për momentin, jo për momentin, por deri në fund, ka mu zgjidh veç me marrëveshje, veç në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me atë që e pamë pak më herët, me Gabriel Escobarin, pra Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit.

Gjithçka tjetër është propagandë, demagogji, rrena, trillime, improvizime, justifikime, të pabaza, sepse nuk shkon ndryshe”.

Në njërën prej pjesëve të editorialit, autori kujtoi edhe zërat e qeveritarëve të tanishëm, atëbotë opozitarëve, rreth asaj se barrikadat në veri mund t’i largojnë sikur të ishin lodra.

“Për momentin është i bllokuar veri i vendit, në barrikada. Tash, para se me ndodh barrikada, kur ka ekzistu ai pushteti tjetër, këta patën premtu që kamionat, dheun e pengesat e tjera i heqin si lodra të fëmijëve. Nuk po munden me i hjekë.

Po ajo çka pamë prej emisarit amerikan, ke një mesazh që ia dha Serbisë, e unë besoj edhe një leksion i mirë edhe për këta këtu, për tanët, për Fitore Pacollin, për Fitore Pacollët, që thonë Amerika është aleat i yni, po sovraniteti sovranitet. Po nëse sovraniteti o sovranitet, ti nuk e pret Escobarin hiç, shkon i hjek ato barrikada”.