Lajme

Buzhala: Rita Ora nuk i njeh problemet e Tiranës, mbështetja për Veliajn është për përfitime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:57 / 2 May 2023

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala insiston se mbështja e Rita Orës për Erion Veliajn ka diçka që nuk shkon. 

Në një lidhje me Skype për Çim Peka Live, Buzhala tha se dikush e ka mashtruar këngëtaren me famë botërore dhe ka përfituar prej saj.

Megjithatë, duke ngritur dyshime të forta, ai shton se këngëtarja nuk jep mbështje për 100-200 mijë euro, por për miliona euro.

“Me u përfshi në një garë lokale të Shqipërisë, aty vjen era – ajo nuk e njeh Tiranën, nuk i njeh problemet e Tiranës. Erion Veliaj nuk kandidon për kryeministër, por është kandidat për problemet e kanalizimeve, për lejet e objekteve të nalta. Rita nuk i njeh këto, dikush e ka mashtruar Rita Orën, dikush ka përfituar nga kjo mbështetje. Por është gjynah që të mos i kthehet në bumerang, është gjynah që qytetarët e Tiranës të mos e konsiderojnë saktësisht të kundërtën e këtij mesazhi. Gjasat janë që po flasim për shifra miliona, se Rita Ora nuk jep mbështetje për 100-200 mijë euro. Pra, me një logjikë të shëndoshë. Për sa euro Rita Ora do kishte mbështetur një kandidat në Londër? Këto gjëra bëhen me lek, me përfitime“, tha Buzhala.