7:14 / 15 June 2023
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar ngjarjet që ndodhën brenda 24 orëve në Kosovë.
Buzhala ka folur për kidnapimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, duke thënë se ky kidnapim është akt kriminal, sepse ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.
Ai gjithashtu ka folur edhe për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se ky televizion është i regjistruar në ARBK.
Buzhala ka përmendur edhe rastin e ambasadorit, Martin Berishaj.
“Pse Serbia është diktatoriale, nuk do më thanë që edhe na mu bo diktatoriale. Pse Vuçiqi i kontrollon mediat, nuk donë me thanë që edhe Albini me i kontrollu mediat.” – ka thënë ai.