Lajme

Bytyçi tregon gënjeshtrat e Ramës dhe Vuçiqit para evropianëve dhe amerikanëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:14 / 31 August 2024

Profesori Enver Bytyçi, ka thënë se në forumin që u mbajt në Pragë, kryeministri Edi Rama gënjeu para evropianëve se nuk ka qenë asnjëherë në Moskë.

Profesori thotë se ai e ka vizituar Moskën madje edhe është takuar me Sergi Lavrov-in, ministër i jashtëm.

Tutje, ai thotë se presidenti serb gënjeu duke thënë se nuk ka biseduar asnjëherë me presidentin rus, gjë që sipas profesoirt nuk është e vërtetë sepse ai ka vizituar Moskën dhe ka folur në telefon me Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Dje nga Praga në prani të shumë liderëve europianë kryeministri i Shqipërisë tha se nuk e ka vizituar asnjëherë Moskën. Gënjeu në sy të gjithë europianëve. Në fakt ai e ka vizituar Moskën dhe është takuar e ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Dëshmitarët e këtij takimi janë edhe Baton Haxhiu e Sokol Balla. Fotografia nuk gënjen.

Sot e pati radhën e të njëjtës gënjeshtër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai tha se nuk ka biseduar me presidentin Vladimir Putin që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Dmth për gati tri vjet. Në fakt edhe kjo nuk është e vërtetë. Pas fillimit të luftës Vuçiq ka bërë një vizitë në Moskë. Më vonë ka nënshkruar dy marrëveshje, njërërn për koordinimin e politikës së jashtme dhe tjetrën për blerjen me çmim favorizues të gazit rus. Në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes për gazin rus, Vuçiq ka biseduar në telefon me presidentin, Vladimir Putin. Biseda i përket datës 6 prill 2022, pesë javë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Aman mor Zot! Mirë që i gënjejnë pafundësisht qytetarët e tyre, por si ka mundësi e guxojnë të gënjejnë edhe kolegët e tyre europianë e amerikanë?! Po atyre mirë ua bëjnë! Ata e dinë të vërtetën dhe kënaqen nga mashtrimet e dy autokratëve ballkanikë!