Lajme

“Ça do u bëj jashtë unë ju”- Luizi paralajmëron banorët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:05 / 14 April 2023

Nominimin e kësaj jave, Efi e cilësoi si të çuditshëm, ndërsa Luizi tha se ka qenë nominimi më i bukur që kur ka nisur Big Brother, duke veçuar edhe Kutinë e tij të Pandorës, kur dërgoi në nominim Oltën, Kristin dhe Armaldon. Teksa po flisnin për nominimet, banorët po aludonin se cili prej atyre që është në televotim, mund të dalë nga shtëpia.

Ne nominim jane te gjithe banoret tjere perpos Efit, Kiares, Deas dhe Kristit te cilet ishin me te votuarit nga banoret per te dal ne nominim por Vellau i Madh vendosi qe pa dijenine e banoreve lojetaret qe moren me shume nominime kete here te fitojne imunitet e jo te shkojne ne televotim ashtu sic ka ndodhur gjithe herave tjera.

Sipas Luizit, Keisi dhe Bledi janë më të rrezikuar nga të gjithë banorët e tjerë, por sipas tij, Bledi duhet të dalë sepse e ka përfunduar ciklin, ndërsa Keisi e ka jetën përpara se është vajzë e re. Me këtë të fundit, nënkuptoi që eksperienca dhe rrugëtimi në Big Brother do i shërbejnë asaj si “trampolinë” për ndonjë projekt që mund të ketë jashtë. Ndërsa Efi tha se edhe Elvisi mund të jetë i rrezikuar, duke marrë parasysh që ai nuk përfshihet në debate apo diskutime.

Sipas Luizit, Elvisi është nominuar kot sepse ai do shkojë në finale. Por sigurisht asnje prej tyre nuk e din qe Elvisi as banoret e tjere qe kete here jane ne nominim nuk jane nominuar nga banoret por ishte loje e Vellaut te Madh. Ndersa duhet te presim deri te shtunen te shohim se cili nga banoret do te eleminohet e te ler shtepine.