2:38 / 4 January 2024
Minstri i Punëve të Jashtme britanike, David Cameron, pas vizitës së tij sot në Kosovë, tha se Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën.
Ky vlerësim i tij, vie pas takimeve që ai pati me liderët kosovarë, në kuadër të qëndrimit të tij për vizitë në Prishtinë.
”Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën si një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj. Faleminderit, ministre e Jashtme @Gervallaschwarz, presidente @VjosaOsmaniPRKS dhe kryeministri @Albinkurti që më takuan për të diskutuar se si mund të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.