Lajme

Canaj: Kandidati më interesant për president do të ishte Ramush Haradinaj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:21 / 23 February 2026

Canaj thotë se kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mund të siguronte votat në Kuvend, ndërsa paralajmëron për mundësinë e një krize të re politike.

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të ishte kandidati më interesant për postin e presidentit të vendit, teksa po afrohet afati ligjor për përzgjedhjen e kreut të shtetit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Canaj u shpreh se Haradinaj do të mund të siguronte votat e nevojshme në Kuvend, duke shtuar se ekziston rreziku që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“E shoh goxha rrezik që të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, krejt kjo sepse z. Kurti nuk është fare i interesuar që të ndajë pushtet dhe këtë herë, të ju them të drejtën, unë s’di pse do ndante. Por në anën tjetër i kemi edhe partitë opozitare të cilat pas sa viteve në opozitë, ndonjëra prej tyre dëshiron pak pushtet dhe për këtë arsye mendoj që për t’i bindur ndoshta partitë opozitare, njëfarë kandidati më interesant do të ishte Ramush Haradinaj, sepse për z. Haradinaj jam i sigurt se ata do qëndronin në sallë dhe do votonin”, tha Canaj.