Lajme

‘Çapaçul që luan me disa porta’, Sabiani shpërthen ndaj Kristit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:00 / 27 February 2023

Sabiani ka reaguar sërish për lidhjen e Keisit me Kristin. Ai ka bërë një deklaratë në Instastory ku shkruan se nuk lejon askënd të përfitojë nga naiviteti i së bijës dhe ta shfrytëzojë për show.

‘Çapaçul që luan me disa porta’, Sabiani

Këngëtari e vazhdon deklaratën e tij duke e etiketuar Kristin si “çapaçul” që po luan me disa porta. Kjo pasi ndonëse Kristi tha se është ndarë nga e dashura para se të futej në “Big Brother VIP”, kjo e fundit nxorri mbrëmë bisedat me të. Këto biseda u publikuan më pas dhe nga vetë Sabiani.(Lexo këtu)

‘Çapaçul që luan me disa porta’, Sabiani

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shume njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, përkundrazi më ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe . Por jane disa giëra qe nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd të perfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat . Dhe se fundmi nuk mund të dali një ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta. Nuk di te justifikojë as veten e vet”, ka shkruar ai.

‘Çapaçul që luan me disa porta’, Sabiani