Lajme

Cara: Ndryshimi në Durrës, domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e jetesës së çdo qytetari

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:59 / 2 May 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese.

Cara ishte tek e tregu i fruta-perimeve të qytetit, ku theksoi se ‘produktet nuk mungojnë, por fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm’.

“Ndryshimi nuk është thjesht dëshirë e përbashkët, por domosdoshmëri, me synimin për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së çdo qytetari të Durrësit, qoftë tregtar ose konsumator”, u shpreh Cara.

Në takimet me qytetarë Cara theksoi se do të punojë për Durrësin, për hapësira dhe mundësi për këdo.

“Qyteti je ti, që të diferencojnë dhe të harrojnë; që të mbajnë larg dijes dhe shkollimit; që të largojnë dhe të kufizojnë; që prek mospërfilljen, arrogancën, çdo ditë; që nuk di se ku të drejtohesh për ta ndjerë veten të barabartë e jo vetëm në letër. Qyteti jemi ne, të gjithë së bashku mund të bëjmë ndryshimin. 14 maji është zgjedhja jonë”, tha ai.

Lexo edhe: