Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku është shprehur se ka arritur rezultat të mirë në këto zgjedhje lokale. Në kryeqytet pritet të ketë balotazh mes LDK-së dhe LVV-së.
Përmes një konference të thirrur për media, pak kohë para mesnatës, rezultatin e zgjedhjeve, Çeku e ka konsideruar si hap të parë drejt fitores në balotazh. Sipas Çekut, kryetari aktual dhe kundërkandidati i tij më i fortë, Përparim Rama, ka marrë mbështetjen më të vogël nga të gjithë kryetarët e tjerë që garojnë në këto zgjedhje“Kjo rikonfimron dështimin e kësaj qeverisjeje dhe nevojën urgjente për të sjellë një qeverisje të re, një qeverisje të mirë në Prishtinë”- tha Çeku, mbrëmë më 12.10.2025.
Çeku kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Prishtinës që të bëjnë ndryshim të balotazhit për, siç tha ai, ta bërë ndryshimin e madh në kryeqytet. Ai tutje është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje është e para pa balotazh në disa komun të vendit, si në Podujevë, në Kamenicë dhe në Shtime dhe se janë duke i pritur rezultatet e fundit edhe në Gjilan.