Lajme

“Ç’është Prekazi?”, Olta Gixhari habit banorët tjerë, zero informacion për historinë e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:17 / 6 March 2023

Big Brother Vip Albania po shikohet edhe në Prekazin legjendar. Para pak minuatave live në BBVA, Hamëz Jashari i ri, djali i Bekim Jasharit i ka dërguar një mesazh Luizit, në vlerë prej 100 euro.

“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit” shkruante në mesazhin që ai ka dedikuar Luizit bashkangjitur me një emoji të kurorës.

Por ajo çka habiti banorët është reagimi i Olta Gixharit. Ajo nuk është në dijeni për Prekazin dhe vendodhjen e tij.

“Ku është Prekazi”, pyet Olta e habitur. Ajo lë të kuptoj se nuk ka asnjë informacion për historinë dhe ngjarjet e Prekazit.