Lajme

Çfarë mendimi ka për ‘kunatën’? / Bora Zemani komenton Heidin!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:58 / 28 April 2024

Gjatë emisionit “Cherry on Top”, nën moderimin e Bora Zemanit, u komentua një nga banoret e Big Brother VIP, Heidi.

Ermal Mamaqi tha se bën tifo për Heidin, sepse sipas tij është një vajzë simpatike me dialekt të bukur.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Bora, e cila thotë: “Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi”.

Bora mundi ta shohë vetëm njëherë Heidin LIVE, kur hyri në shtëpinë e Big Brother VIP, si lojë nga vëllai i madh ku banorët nuk duhet të reagonin.