Lajme

“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?” Haradinaj mesazh Qeverisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:15 / 27 September 2023

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka dhënë edhe një mesazh për Qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, familja e policit të vrarë nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore, asnjë shumë morale nuk është ndarë për ta.

Haradinaj i dërgon mesazh Qeverisë ta rrespektojë uniformën.

“Ai policë që nau ka vra, nga dita e hënë asnjë privilegjë shtetëror nuk e ka as familja e tij, as status ligjor, këto dekorata heronjë janë kot fare asnjë përgjegjësi ligjore që e kanë shpallë hero, as përkrahje financiare, përpos një dekoratë morale që është nda nga presidentja, e tash çka i themi ne asaj familje, fëmijëve të atij polici kur ti takojmë në rrugë, çka kemi me i thonë na valla Qeveria e Kosovës i ka anulu, ska sigurim jetësor, ende nuk kam dëgju që kjo Qeveri me i nda një shumë simbolike për atë familjë, as këtë se kanë bërë, nëse nuk i trajtojmë mirë, nuk kemi të drejtë moralisht me kërku shumë prej policisë tonë”, tha ai.