Lajme

Çfarë u dëgjua nga biseda e Efit dhe Kiarës kur flasin për produksionin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:47 / 14 April 2023

Dy prej katër banorëve të rikthyer në shtëpinë e madhe të BBVIP Albania, kanë ngritur dyshimet për një pagesë të marrë, por se nuk dihet për çfarë bëhet fjalë.

Mediat në Shqipëri kanë shkruar se në një bisedë të qetë mes Kiarës dhe Efit, kjo e fundit dëgjohet duke i thënë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.

Biseda u zhvillua në oborr ku dy konkurrentet që kishin shumë përplasje, deklaruan se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet, duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi, e morën në moment të fundit.

Por me të përmendur Efi fjalën; ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.

Edhe më parë, kanë qenë disa biseda që dolën nga faqja e Instagram-it e Jurgenës që menaxhon profilin e Luizit dhe tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë.