Kryestrategu i fitores së presidentit të Donald Trump, Chris LaCivita duke folur nga Shkodra, u shpreh se SHBA-të kanë besim tek Doktor Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij, LaCivita ka kërkuar nga shqiptarët të rrëzojnë të dështuarin Edi Rama.
Fjala e Chris LaCivita në Shkodër:
Para se të filloj, kur isha në avion disa miqtë të mi në Uashington, po festonin një ditëlindje shumë të rëndësishme sot.
Dhe është me të vërtetë një mikeshë shumë e shtrenjtë e imja dhe e ka emrin Susi, dhe i shpreh urimet dhe përgëzimet e mia nga Shqipëria.
Ta gëzosh ditëlindjen Suzi.
Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në vendin ku nisi lufta për lirinë e Shqipërisë. Ju ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Stalinit.
Tani është koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën.
Të rrëzoni korrupsionin, të rrëzoni dështimin ekonomik dhe të rrëzoni varfërinë.
Si amerikan ne besojmë tek liria dhe dinjiteti i çdo njeriu.
Ne besojmë se çdo njeri ka disa të drejta që ja ka dhënë Zoti. Të jetojë, të punojë dhe të rrisë familjen e tij dhe gjithashtu të nderojë Zotin që zgjedh ai.
Doktor Berisha shkroi histori, duke krijuar marrëdhënie historike me SHBA-të.
Ne kemi besim tek Dr. Berisha, por këto të drejta mund të zhduken vetëm nëse ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni këtë të dielë.
Miqtë dhe familjet tuaja, vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.
Ju duhet të luftoni, të luftoni për familjet tuaja, të luftoni për të ardhmen tuaj, të luftoni për lirinë tuaj.
Zoti ju bekoftë ju dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!