Lajme

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi “i zjarrtë” – publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:01 / 2 June 2024

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur për çiftin e njohur shqiptar, Luiz Ejlli dhe bashkëshorten e tij, Kiara Tito.

Në një akt të papritur dhe të ëmbël, një fans i zjarrtë ka zgjedhur të bëjë një gjest të veçantë për të festuar së bashku me familjen e tyre.

Në zemrën e New York-ut, në sheshin ikonik të Times Square, u publikuan fotografitë e familjes Ejlli, me theks të veçant në vogëlushen Luna Mari Ejlli.
qershorin, një urim i ngrohtë u shfaq në madhështinë e ekranit të madh: “Gëzuar 1 qershorin Luna Mari”.

Gjesti i ëmbël vijoi me një bekim për familjen nga i njëjti admirues: “Zoti bekoftë familjen Ejlli”.

Por fansi nuk ndaloi me kaq. Në një tjetër fotografi, ku shfaqej princesha e vogël e shtëpisë, zhvilluesi i surprizës shtoi: “Gëzuar! Princesha e babit Luit! Flutura e mami Kiarës!” /Telegrafi/