Lajme

Cilat janë tri kategoritë e agjëruesve, sipas hoxhës Shefqet Krasniqi? (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:03 / 1 April 2022

Hoxha Shefqet Krasniqi ka pohuar se janë tre kategori të agjëruesve të Ramazanit, por, ka vlerësuar se vetëm ata që i takojnë njërës prej tyre, janë përfitues të plotë të të mirave të muajit të shenjtë.

“Ka prej tyre që agjërojnë me tërë qenien e tyre. Ata janë shkallë e lartë. Ai kur hyn Ramazani, nuk dinë as të mendojë keq, e lëre më të veprojë keq. Ai është i përkushtuar me ia dhanë hakun agjërimit”, tha hoxha si mysafir në emisionin “Sytë 7” në Klan Kosova.

E kategoria e dytë e më pak e devotshme në muajin e sakrificës, sipas tij, është ajo ku njerëzit nuk bëjnë më shumë se sa e privojnë vetën nga ushqimi.

“Këta agjërojnë, nuk ia huqin. Por, agjërojnë vetëm me abstenim nga ushqimi, veçse nuk agjërojnë me gojë. Nuk agjërojnë me gjymtyrë. Nuk agjërojnë me vepra”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, si të tretët dhe më pak përfitues nga Ramazani i radhit ata që, sipas tij, me përjashtim të 30 ditëve të këtij muaji, merren me punë të këqija.

“Kemi edhe një grup tjetër njerëzish, të cilët deri në natën e Ramazanit, përdorin alkool, bastore e merren me faqe të zeza. Në natën e ramazanit i lë këto, sepse shejtani prangoset, dhe ky një muaj ditë nuk pi alkool, nuk luan në bastore, nuk shkon nëpër kafene e kazino. Por, si ta falë Bajramin, menjëherë kthehet aty ku ka qenë”, tha ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Získejte nejnovější lifestylové tipy a triky, skvělé recepty a užitečné články o zahradničení na našem webu. Najdete zde inspiraci pro každodenní život a zároveň se dozvíte, jak si užít každý okamžik plný radosti a harmonie. Sledujte náš web a buďte v obraze s nejlepšími praktickými informacemi pro váš každodenní život. Buďte svědomitými zahradníky a vychutnejte si zdravé a čerstvé plody své práce. Životní věk 10 věcí, které nemůžete skladovat venku - ani Osvěžující recept na zelený 10 dní čistoty: tajemství úklidového průmyslu pro perfektně vyčištěné V červenci ještě není pozdě: Domácí cukrový peeling: jak připravit přírodní exfoliační a hydratační produkt Test osobnosti: co Skrýt nebo Jak smažit ryby bez mouky a získat křupavou zlatavou kůrčičku Kopřivové hnojivo: jak okurky rostou jako Nejoblíbenější tipy a triky pro domácnost, vaření a zahradničení: Inspirujte se našimi články plnými užitečných rad pro každodenní život. Objevte nové recepty, lifestylové nápady a rady pro pěstování zeleniny pro vaši zahradu. Staňte se mistry v kuchyni a zároveň zahradníky s našimi užitečnými články.