NGA: FATON MEHMETI
Duke qenë se ishte ambasador në Rusi, aktualisht Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns, me vizitën e tij në Kosovë, Bosnje dhe Serbi brenda vetës ka shumë mistere. Është hera parë që një shef i CIA-s vjen në Kosovë dhe në sinkron me dy shtetet fqinje, nga ku asgjë nuk u deklarua zyrtarisht.
Dihet se kur vjen drejtori i CIA alarmi duhet të jetë në nivel kritik, kështu që siguria në rajon duket se është në rrezik. Nuk besoj se kjo vizitë lidhet me rastësinë se qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun, të kryeministrit Albin Kurti.
CIA nuk zhvillon politika ditore dhe as me gjerë, më shumë me nivelin e sigurisë e që lidhet doemos me njerëz të politikës. Ka shumë mundësi që elemente të caktuara serbe të jenë duke hartuar ndonjë plan për destabilizim të rajonit, me Kosovën dhe Bosnjën si pika baruti për çka CIA mund të zotërojë informacione. Vuçiqit i është tërhequr vërejtja për mos provokim, kurse Kosova është këshilluar për veprime më të matura në veri.
Kjo vizitë mund të ndikojë që ura Ibrit mos të hapët tani por më vonë, me informacionet sekrete që ka CIA e të cilat mund të sabotojnë në tërësi procesin. Fatkeqësisht opozita nuk kishte hallin e shtetit se sa a po takohet shefi CIA me kryeministrin Kurti, për ca kritika të brendshme janë në gjendje të “zbehin” peshën e vizitës historike të njeriut të parë të shërbimit sekret amerikan. Me kalimin e kohës do të kuptohet rëndësia e z.Burns, Kosova është fituese në kuptimin e sabotimit të përpjekjeve serbe për destabilizim të vendit.