Gazetari Cim Peka ka thënë se Edi Rama ka nevojë për rusët dhe rusët për Ramën.
Gazetari komentet i ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Eshte sekret publik qe Vucic do Ramen ne pushtet, e si rrjedhoje Putin nuk mund te jete kunder atyre qe Vucic do ne Tirane.
Te vetmen gje qe i kerkoi Zelenski Rames ne fjalen qe mbajti per Parlamentin e Shqiperise, ishte mos lejimi i turisteve rus ne Shqiperi. Rama beri pikerisht te kunderten. Jo vetem se kete gje e pati kerkuar edhe Sali Berisha, jo se ruset do shpetonin turizmin shqiptar nga falimentimi, por se Rames i duhen ruset neper kembe qe te kete mundesi te beje pazare me te renda me perendimin ne dem te demokracise.
Jemi ne anen e duhur te historise thote Rama, keshtu pati thene edhe Enver Hoxha ne ‘45, kur u lejua te zhdukte pluralizmin rishtar ne Shqiperi.
Ata qe ishin kunder regjimit te Hoxhes, automatikisht konsideroheshin ne anene e gabuar te historise.
Pikerishte kete do te luaj edhe Rama ne vjeshten e veshtire per te nga protestat e paralajmerua.
Dy pyetje shtrohen:
A do lejohet instalimi i regjimit te Rames se qenka ne anen e duhur te historise kur te gjithe faktoret politike jane kunder pushtuesit (atehere Hitleri, sot Putin) si ne ‘45?
A do mbyllin edhe nje here syte perpara instalimit te nje regjimi, demokracite perendimore si ne 1945?
Ps: Shqiptaret nuk duhet ta bejne kurrsesi!”, ka shkruar ai në Cim Peka Live.