Lajme

​Çitaku: Çmimet janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:36 / 13 February 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se çmimet e produkteve bazike në Kosovë janë dyfishuar.

Sipas saj në këtë kohë importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë. Ajo ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të investimeve kapitale.

“Rikujtim: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, investimet kapitale zero, ama presioni i naltë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndaj, importeve nga Serbia ka reaguar sot edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.