Lajme

Çitaku e quan “zëdhënëse të Qeverisë” Osmanin: Po bëhet pjesë e polarizimit të shoqërisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:53 / 25 October 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se presidentja Vjosa Osmani nuk po arrin ta tejkalojë veten.

Ajo thotë se në vend se presidentja ‘të luante rolin unifikues’ po bëhet ‘pjesë e polarizimit të mëtejmë të shoqërisë’.

Nuk ka asnjë qëndrim, për grevat më shumë u bë zëdhënëse e Qeverisë, unë nuk di një qëndrim te Presidentes për dicka, për targat, dialogun, Kodin Civil, ka zgjedhur të mos e ushtrojë funksionin e saj në plotni për të ofruar një platformë gjithpërfshirëse”, tha ajo për periskopin.

“Kam pritur që Presidentja Osmani ta tejkalojë vetveten dhe të sillet si presidente unifikuese e jo të bëhet pjesë e polarizimit të mëtejmë të shoqërisë në Kosovë”, shtoi Çitaku.