Lajme

Çitaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: PDK nuk i nënshtrohet askujt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:51 / 23 July 2025

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kritikave të shumta që deputetja Ganimete Musliu ka marrë pas ngjarjes së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u përplasë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari.

Çitaku tha se Musliu nuk ka bërë asgjë më shumë e as më pak sesa ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

“Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike,” shkroi Çitaku.

Ajo akuzoi Vetëvendosjen dhe eksponentët e saj se përdorin gjuhë fyese dhe denigruese si një mjet të përhershëm për të linçuar këdo që nuk i nënshtrohet “liderit suprem”.

“PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet,” përfundoi Çitaku.