Ballina

Çitaku i drejtohet Kurtit: “Kur nuk din, nuk është marre me pyet”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:53 / 17 September 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas reduktimeve që do të ndodhin ditën e sotme për shkak të punimeve që po bën KEDS-i.

Në një status në Facebook, Çitaku  ka shkruar se këto reduktime janë vetëm paralajmërime për periudhën dimërore që na pret.

‘’Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret’’, ka shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se vetëm në Kosovë ka reduktime dhe jo në vendet tjera, po ashtu ka një porosi për kryeministrin duke i thënë se kur nuk din nuk është marre me pyet.

’Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinentin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim.

Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet’’, ka përfunduar Çitaku .