Lajme

Çitaku i reagon Bislimit: Zëvendëskryeministër, shko në shtëpi dhe flej pak

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:37 / 19 February 2023

Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, tregon zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke mos u ngritur në këmbë në momentin kur u intonua himni i Kosovës dhe ai i Gjermanisë.

Rreth kësaj ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cila ka thënë se sjellja e Bislimit është e turpshme, po aq sa e pabesueshme.

Ajo tutje duke ironizuar i ka thënë zëvendëskryeministrit, shko në shtëpi dhe flejë pak.

E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak. Marre.” – ka shkruar Çitaku.